Titaniku:Sekreti i Pathënë i Jetës

Det i qetë, pa hënë, pa erë. Në një natë me dritë yjesh me 14 prill,1912, transoqeaniku i linjës Ylli I Bardhe në lundrimin nga Southampton në Nju Jork kishte prekur një ajsberg në errësirë. Tronditja në fillim ishte aq e butë sa nuk u vu re fare ne bord. Mbi vete ajo mbante mbi 2200 persona.

Mes tyre kishte nga industrialiste të kamur deri tek njerëz të varfër që po shpresonin për një jete më të mirë përtej oqeanit. Super anija kishte 3 klase per klientet e privilegjuar. Atys herbenin gjithsej 885 staf. Po të bëjmë një ndarje në klasat sociale aty mund te gjeje te reflektuar pa frike 5 apo 6 shtresa te ndryshme. Perplasja ndodhi ne mes te harese. Vec kapiteni Eduard Smith e vuri re. Nga mesnata ai urdheroi që të uleshin në det varkat e shpëtimit. Nuk ishte vështirë të kuptoje se a këto varka shpëtimi, të ishin te mjaftueshme për vetëm një të tretën e pasagjerëve.

Në 12:15 titanik dërgoi sinjalin e parë në ajër. Ndërsa anija po fundosej me shpejtesi banda 7 anetarshe luante nje himn te famshem Wellsian; Tek Ty o Zot Tek ty vij . Ndërsa varkat u larguan nga titaniku anija po fundosej me shpejtesi te madhe.Nga 2:05 u nis varka e fundit, duke lënë 1.600 njerëzit e bllokuar në kuvertë. Banda vazhdonte te luante perseri…

Në 2:20 u vendos pak mbrapa dhe rrëshqiti nën oqeanin e akullt.Bashkë Me të 1.500 persona humben jeten në fatkeqësinë më të madhe në detare.Transoqeaniku më i famshëm i kohërave i mbiquaturi i Pafundosshmi humbi pëgjithnjë nën akujt e oqeanit.

Humbi bashkë me të bashkë industrialisti i pasur i klasit parë, humbi bashkë me të emigranti i strehuar në një nga ambjent e uleta te anijes, humbi kapiteni i me te famshmes anijes te kohes humbi edhe banda qe po luante muzike derisa ua zuri frymën uji i ftohtë i oqeanit.

Ne 2 20 minuta oqeani u bë dëshmitari i luajtjes se nje prej dramave më të prekshme të kohërave. Ndërsa titaniku ishte projektuar te ishte anija e luksit (me 3 klase ) per ata që kishin para dhe anija e shpreses për ata që punonin si staf nuk rezultoi i tille . Ëndërra e atyre qe do kalonin oqeanin  në kërkim të Tokës së Premtuar u ndërpre në mes në mënyrë të papritur.


Në një udhëtim të ndërpresë në mes në mënyrë të papritur Titaniku ofroi për udhëtarët në bord një fund me dy klase:

Ata që Shpëtojne gjalle dhe Ata që Nuk Shpëtojne.

  Titaniku ngjan  disi me jeten tonë dhe marrëdhënien me Perëndinë (Krijuesin). Madhështia e fundosur e Titanikut ngjan me madhështinë e humbur të rracës njerëzore.  Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë. Romaket 3:23.

 Ngjashmëria është në faktin se nuk ka rëndësi se çfarë klasi i ke përkitur gjatë lundrimit në këtë jetë, për t’i shpëtuar pasojës së dhimbshme të mëkatit që tregon Bibla (përjetësisë pa Zotin), ka vetëm “Një Rrugë” hipja në Varkën e Shpëtimit.

 Varka jonë e shpëtimit  është Krishti i cili mori mëkatin tonë në kryq.  Ai ka kapacitetin të na mbajë të gjithë. Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Gjoni3:16

 Kur ajzbergu preku anijen, ishte e pabesueshme të imagjinoje se në atë çast sapo ishte ‘firmosur’ fundi i saj. Në të njëjtën mënyrë mëkati ynë , sado i vogël dhe i parëndësishëm të duket në raport me madhështinë dhe luksin tonë të jashtëm, ai me të njëjtën siguri që ajbergu  shpoi anijen, ka shenjuar destinacionin tonë përfundimtar nëse nuk zgjatim duart për të kërkuar ndihmë.

 A është e mençur të presësh sa të shohësh fundosjen, që të nxitosh drejt Varkës ? Ka një vend edhe për TY nëse do vendosni të hipni. Andaj Ji i mencur dhe kape barkën e shpëtimit. Jeto me fundin ne mendje dhe ndiq rrugen që i jep kuptim jetës tënde.

Kliko tek kjo foto te behesh pjese e nje konkursi studentor.

 Sepse në fund të fundit miku im (si e thote bukur edhe autori i ungjillit): “Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu në këmbim të shpirtit të vet?”

Postuar te Besim | Etiketuar me , , , , , , | 1 Koment

Trajtim per Shpirtin

Lexova keto dite nje lajm per Jenifer Aniston qe nuk e dija se qenka konsideruar si nje nga grate me te bukura te te gjitha koherave nga nje reviste prestigjioze qe s’ia mbaj mend emrin. Ajo qe me beri pershtypje ishte qe Jenifer thoshte se kalonte ore te tera duke kerkuar ne internet per pomada dhe perzierje te ndryshme per te mbajtur veten larg plakjes.

Shume njerez qe perballen me ceshtjen e plakjes dhe vdekjes ose perpiqen ta nenvleftesojne dhe injorojne friken e tyre ose ta mbitheksojne duke luftuar me cdo mjet per tu mbajtur me thonj pas imazhit te tyre te rinise si Jenifer.

Mjaft njerez flasin bukur per vdekjen por vetem Jezusi e pushtoi vdekjen.
Deklarata e mahnitshme e Krishterimit eshte qe Jezusi u ringjall duke e asgjesuar vdekjen. E vetmja gje me e mahnitshme per mua eshte qe ka njerez sot qe nuk mahniten me kete deklarate te gozhduar me se miri ne histori.

Jezusi transformon jeten e njeriut qe e kupton kete deklarate dhe I beson atij. Realiteti I fitores se Jezusit na cliron ne nga barra e mekatit duke na dhene mundesine te jetojme nje jete te re ne paqe me Perendine dhe plot kuptim ne sherbim te Mbreterise se Tij.
Por Jezusi gjithashtu transformon edhe vdekjen e besimtarit.
Jezusi tha: “Une jam ringjallja dhe jeta dhe ai qe beson ne mua nuk do te vdese…” (Gjoni 11:25-26). Eshte ky realitet I fitores se Jezusit mbi vdekjen qe na cliron ne besimtareve edhe nga frika e zakonshme e njeriut perballe vdekjes.

Ne kete stine te Pashkes eshte e pershtatshme per ne te kujtohemi per fuqine e Perendise qe e ngriti Jezusin nga varri sic ngrihet dielli mbi erresiren duke transformuar edhe jeten edhe vdekjen tone.

Le te jemi mirenjohes qe Jezusi e ka transformuar jeten tone nga nje jete me preokupim medioker si ai Jeniferian me rrudhat dhe lekuren ne ate me preokupim te perjetesise se bekuar. Le te falenderojme gjithashtu Jezusin sot qe ringjallja e tij ka transformuar vdekjen tone nga nje renie e frikshme ne thellesite e erresirave pa fund ne nje fluturim drejt drites se perjetshme sepse Ai e mori peshen e denimit tone rrenues dhe na dha fuqine e fitores se Tij fluturuese.

postimi marre nga Heartist

Postuar te Besim | Etiketuar me , , , , , , , , , , | Lini një koment

E Zezë + E Kuqe= E Bardhë

Po të përmendësh pashkën mbase mendja të vete te vezët apo si shtrohet tryeza të dielën e Pashkës.Disa të tjerë më të dhënë pas mendimit kanë dëshirë të dinë konceptin teologjik të festës së Kalimit (passover). E për disa është thjesht një festë më shumë në kalendarin e tyre.

Për të parë përtej një festë tjetër në kalendar më lindi ideja të prezantoj Pashkën ndryshe. Me simbolikën e ngjyrave. E Zeza plus e Kuqe është e barabartë me e Bardhë.

  • E ZEZA

Ne sec kemi ca njolla. Në një mënyrë apo tjetër ne jemi të vetëdijshëm se jeta jone nuk është krejt mirë. Ne e ndjejme se dicka nuk shkon ashtu sic ne do donim të shkonte. Ne jemi dëshmitarë të pakënaqësisë me të tjerët. Po të jemi të sinqertë e ta themi troc jemi edhe dëshmitarë okularë të pakënaqësisë me veten.

Por a ishte zanafilla jonë kështu? A është e vertetë ajo fraza e thënë disi me humor;” Paskemi lindur për të vojtur pa…?

Në librin e gjenezës ardhja e racës njerëzore përshkruhet ndryshe. Po të shfaqej në një video nuk do ishte vec HD por edhe 3D. Pra maksimumi i cilësisë  për të paraqitur një qënie perfekte. Zoti krijoi gjithcka dhe më pas kur krijoi njeriun tha:Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte SHUMË MIRË. Gjeneza 1:31

Por ne humbëm madhështinë e krijimit dhe vajtëm të jetonim në Qytetin e dëshirave tona (Qyteti Skllavëria.) Duke iu drejtuar një Zoti tjetër;Shën Vetes. Duke bërë gjërat që do kishim dëshirë. Në mendjen tonë ne ishim të lirë. Aq sa është i lirë një pijanec i cili nuk mund të rrojë pa teken e rakisë. Po aq sa është i lirë një njeri që vë baste dhe nuk humbet, aq sa është i lirë një hajdut nga vesi i tij, aq sa është i lirë një duhanpirës nga nikotina.

Përkundrazi “liritë tona na kontrollojnë” me një fjalë tjetër na skllavërojnë. Rreth shekullit të 7 para Krishtit profeti Isaia me forcë do të shpallte: “ Jemi bërë të gjithë si një rrobë e papastër” Kjo papastërti,kjo pashenjtëri nuk mund të durohet nga ai që është i shenjtë.Kjo e zezë nuk mund të pranohet nga e bardha. Sic akulli nuk mund të flirtojë me zjarrin dhe të mos shuhet. Ngjyra e zezë simbolizon të Papastrën,Vdekjen.

  • E KUQJA

Në mes të qytetit S (Skllavëria) ku ne conim dëm jetën tonë Perëndia dërgoi Jezusin.
A e dini si përkthehet fjala Jezus në shqip? Jezus (Shpëtimi) Krishti Mesia (që është caktuar të shpëtojë). E thënë me fjalë të tjera shpëtimi që shpëton. Pra erdhi një shpëtimtar të na nxjerrë nga e keqja ku kishim rënë. Ju besoj i e keni vënë re në filmat ku shpëtimtarit, heroit që të kryejë misionin i duhet deri edhe të japë jetën e vet.

Biles, për këtë arsye më së shumti na pëlqejnë këto filma. Shembulli i sakrificës na prek. Të njëjtën gjë konfirmon Gjoni ,nxënësi i Jezusit, dëshmitar okular kur shpëtimtari dha jetën: “Askush s`ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. Gjoni 15:13”

Por nuk mund të na pastrojë nga njollat një që është vetë i papastër,duhej një i pastër. Në këtë rast shpëtimtari merr përsipër gjithcka. Vendos drejtësinë në vend dhe të gjitha dëmet e shkaktuara paguhen por nuk bien mbi atë që i bëri. Këtu Dashuria triumfon. Pasojat bien mbi Shpëtimin mbi Perëndinë. Pak para se të bëntë këtë skrificë dashurie ai tha: “Unë jam rruga e vërteta dhe jeta askush nuk vjen te Ati vecse nëpermjet meje.Gjoni 14:6”

  • E BARDHA

Në simbolikën e ngjyrave ai po bënte të qartë:”Unë jam e Bardha askush nuk e largon të zezën vecse përmes së kuqes.E zeza nënkupton mëkatin.E kuqja simbolizon sakrificën, dashurinë e pakushtëzuar.E bardha nënkupton paqtimin;”Kalimin nga shqetësimi në gëzim,nga armiqësia me perëndinë në paqe me Perëndinë.” Tashmë libri i shkeljeve dhe faljeve në Qytetin Skllavëri u shlye.

Ti ke një mundësi të pranosh faljen.Një falje që marrësit nuk I kushton asgjë por që dhënësit i kushtoi gjithcka.Pashka është festa e kalimit nga vdekja në jetë është ftesa e një dashurie sakrifikuese për ta jetuar një jetë të re , një jetë me Perëndinë…

Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua. Zbulesa 3:20
Është një ftesë jo një vendim. Është ftesa e krijuesit të dashur për tu pajtuar dhe nisur një marrëdhënie të re. Është Pashkë. Përgjigja varet nga TI.

P.S Pashka dëshmon se ju mund të vendosni të vërtetën në varr, por kjo nuk do të qëndrojë atje.

Postuar te Besim, Student Lifestyle | Etiketuar me , , , , , , , , , , , | Lini një koment